“Partizani në vitin e titullit, bravo Skënderbeut”

"Korçarët të suksesshëm, por më të mëdhenj se të kuqtë s'ka"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - VLADIMIR MEMA

Ika dhënë fund futbol lit të luajtur, pasi ka shëtitur në shumë skuadra, brenda dhe jashtë vendit, ka provuar fanellën e Kombëtares, por skuadra e Partizanit zë një vend të veçantë në karrierën e tij si futbollist. Bëhet fjalë për ishkapitenin e të kuqve, Dorian Bylykbashi, i cili, në një intervistë për "Panorama Sport", flet rreth situatës në kampin e kuq, por prek pak edhe kampionatin shqiptar në tërësi. Sipas tij, ky mund të jetë viti i titullit për Partizanin, teksa nuk harron t'i thotë një "bravo" të madhe Skënderbeut për atë që bëri në Europë këtë sezon. Ai e sheh pozitivisht faktin që futbolli shqiptar është bërë i hapur dhe vijnë lojtarë dhe trajnerë të huaj, pasi kjo e ndihmon futbollin të zhvillohet më tej.

Si ju duket Partizani këtë sezon?

Personalisht më duket mirë, teksa, me aq sa jam njohur, edhe afrimet në merkato i ka bërë cilësore. Nuk e di, shpresoj që të bëjnë mirë këtë sezon te Partizani. Jam informuar nëpërmjet medias për gjithçka po ndodh në ekip.

Këtë sezon do të jetë Iuliano në krye të pankinës, si e shihni?

Trajnerët italianë kanë bërë mirë kudo ku kanë shkuar në botë. Është një "markë" e njohur për sa i përket trajningut, ndaj kam besim që të njëjtën gjë do të bëjë edhe Iuliano te Partizani. Shpresoj që të fusë në skuadër atë shpirtin e Juventusit.

Ka ardhur edhe Moxhi... Tani Moxhin e njohin të gjithë, besoj se dhe cilësitë e tij dihen. Kam përshtypjen se do të bëjë mirë te Partizani me eksperiencën që ka në futboll.

Cili mund të jetë "çelësi" i suksesit këtë sezon tek të kuqtë?

Kanë bërë disa blerje të mira si Çani, Adorjan dhe të tjerë. Duke u bashkuar edhe me grupin e sezonit të kaluar, mund të bëjnë një skuadër shumë cilësore dhe kompetitive.

Kush do të jetë "ylli" i skuadrës?

Momentalisht nuk mund të them një emër konkret, sepse grupi është më kryesori. Por, besoj se gjatë kampionatit lideri do të dalë në pah me vetë lojërat e tij. Kështu ndodhi me Ekubanin edhe

sezonin e kaluar.

E kemi thënë shpesh, por do të jetë ky viti i duhur për Partizanin?

Sigurisht, klubi po bën të pamundurën që të rikthehet te titulli dhe investimet në merkato janë bërë. Kështu që mund të jetë ky viti i titullit.

Një vlerësim për merkaton në tërësi?

Më vjen keq për largimin e Mazrekajt. Gjithsesi, duke parë edhe afrimet, merkato më duket pozitive në tërësi dhe shpresoj që të ardhurit ta tregojnë në fushë veten e tyre.

Çfarë ka më shumë se rivalët e tjerë Partizani këtë

sezon?

Përveç grupit që normalisht e ka cilësor, mendoj se armën plus në krahasim me rivalët e tjerë ka fanellën dhe tifozërinë.

Do të mungojë derbi me Tiranën këtë sezon...

Normalisht të vjen keq të mos ketë derbi, por futbolli kështu e ka. Megjithatë, shpresoj që të përballen në Kupë me Tiranën, në mënyrë që edhe tifozëritë të kenë mundësi ta ndjekin derbin këtë sezon.

Cili lloj lojtari mendoni se i mungon ekipit të Iulianos?

Nuk mund të them se i mungon ndonjë, pasi grupin e ka, elementët i ka. Megjithatë, ndoshta i mungon Bylykbashi (qesh).

Nga ajo që kemi parë deri tani, cilët do të jenë rivalët për titull të të kuqve?

Mendoj se ekipet tradicionale të këtyre viteve të fundit, Skënderbeu me Kukësin. Por, nuk dua të lë pas as Flamurtarin, i cili me Duron mendoj se nuk do të mbetet prapa tyre.

Kalojmë te Skënderbeu. Sërish pjesë e grupeve të Europa Ligës?

Një bravo të madhe për Skënderbeun dhe sinqerisht suksese! Të eliminosh Kairat Almatin dhe Dinamon e Zagrebit nuk është pak.

A është Skënderbeu klubi më i madh në Shqipëri?

Më të madh se Partizani nuk ka, por Skënderbeu është paraqitur mirë në Europë. Ky është një plus i madh për të gjithë shqiptarët.

Sa e vështirë do të jetë për të fituar titullin këtë sezon?

Shoh një kampionat shumë të fortë, me tri skuadrat pretendente më kryesore. Por, me aq sa jam njohur me skuadrat, të gjitha janë fuqizuar dhe nuk do të

jetë e lehtë për asnjë ekip.

Cilën shihni si surprizën e kampionatit këtë sezon?

Mendoj se Vllaznia ose Flamurtari janë dy nga skuadrat që mund të surprizojnë dhe mund të dalin përtej pritshmërive apo parashikimeve që bëhen në fillim të sezonit.

Janë afruar shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj në Superiore. Mendoni se janë të nevojshëm?

Që të ngrihet niveli në futbollin tonë, kemi nevojë edhe për trajnerë dhe lojtarë të huaj. Kjo ndodh në çdo kampionat të botës. Nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes.

Flasim pak për Elbasanin që do të luajë në Kategorinë e Dytë...

Keqardhje shumë e madhe. Nuk e mendoja se një ditë mund të binte deri në këtë kategori. Është një qytet dhe tifozëri që jeton me futbollin dhe nuk e meriton të luajë në këto nivele.

Mendoni se pronarët anglezë do ta ringrenë sërish?

Nuk di çfarë të them, sepse informacionin e kam të pakët. Por, mundësitë janë dhe kam besim se do investojnë që ta shohim Elbasanin sërish aty ku i takon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.