Çani shënon gol, por Sukaj fiton ndeshjen

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Partizani u ka dhënë dje fund përgatitjeve në tokën italiane dhe, si asnjëherë më parë, trajneri Mark Iuliano ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është organizuar në një ndeshje kontrolli brenda grupit. Italiani e ka ndarë skuadrën në dy pjesë, por pa lënë të kuptohet se cili do të jetë formacio0ni titullar. Takimi përfundoi në shifrat 2-1, për ekipin ku bënin pjesë Sukaj dhe Batha, që ishte vendosur përballë skuadrës së Çanit. Dy të parët kanë shënuar golat për ekipin e tyre, ndërsa Çani gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë, duke konfirmuar rikthimin në formën e tij më të mirë, pas problemeve që ka shfaqur në ditët e para stërvitore. Pjesa e mbetur e përgatitjeve do të zhvillohet në vendin tonë, ku edhe interesi nga ana e tifozëve është mjaft i madh, sidomos për lojtarët që janë afruar së fundmi në ekip. Sulmuesi - Ditët e fundit në kampin e kuq po flitet gjithmonë e më shumë për një sulmues brazilian, emri i të cilit mund të federohet në limitet e merkatos dhe, më pas, ai mund të vijë në vendin tonë. Ajo që dihet për momentin, pasi informacioni është mbajtur tepër sekret, është se bëhet fjalë për një lojtar të ri në moshë dhe që është këshilluar nga ish- futbollisti i famshëm brazilian, Bebeto, me të cilin presidenti Demi ka edhe një bashkëpunim. Në rast se ky transferim realizohet, atëherë ky afrim do të mbyllte edhe merkaton e kuqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.