Dhuratë nga Bebeto, të kuqtë marrin një mesfushor brazilian

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Partizani bën një goditje surprizë në fundin e merkatos. Uarley Gleison dos Santos Alvesh është një 24-vjeçar Brazilian, që luan si mesfushor shkatërrues. “Panorama Sport” mëson se afrimi i tij te Partizani është dhuratë e legjendës së futbollit Brazilian, Bebeto. Ky i fundit pati pak javë më parë një takim me presidentin e të kuqve, Gazmend Demi, duke nisur kështu një bashkëpunim. Alvesh vjen pas eksperiencës në kampionatin brazilian me klube si Novo Hamburgo, Santos dhe Madureira. Mesfushori është 1.80 i gjatë dhe sipas mediave në vendin e sambës, ka më shumë tipare difensive. Braziliani luan në një pozicion ku Partizani ka disa lojtarë që luftojnë për të qenë titullar. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Alvesh do të bindë Iulianon. Alvesh ka një të kaluar në grupmoshat e Kombëtares braziliane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.