Kastrioti thyen Laçin, dëmtohet Rexhinaldo

Fitojnë krutanët, Nica: Mungon shpirti i garës

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Kastrioti mposht Laçin. Miqësorja e zhvilluar dje në Krujë u mbyll me fitoren e pastër të krutanëve me rezultatin 2-0. Skuadra e Nikajt shënoi nga një gol për pjesë, duke dëshmuar se është një ekip pretendet për t'u ngjitur në elitë. Kurbinasit, pavarësisht mungesave, tregojnë se ka ende probleme dhe shumë punë për të bërë. Në minutat e para të takimit, të dyja skuadrat vetëm qarkullonin topin dhe u desh minuta e 20-të që të vinte rreziku i parë. Boci kroson në zonë, aty ku gjendej Mziu, sulmuesi godet, por spastron zonën Sefgjini. Miqtë kundërpërgjigjen me Skerdan, i cili, nga një goditje dënimi, provon portën, por Kuka grushton dhe shpëton për mrekulli. Në të 35-ën, Caca jep një asist për Kabirun, i cili depërton në zonën kundërshtare, por Vata ndërhyn keq ndaj tij. Për kryesorin ka penallti, ekzekuton vetë sulmuesi, i cili nuk gabon dhe 1-0. Ky fraksion mbyllet me Laçin në disavantazh, që njëherësh "humb" edhe Rexhinaldon. Afrikani pëson një tërheqje, e cila e detyron atë që të lërë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Vatnikaj. Në të dytën, kryhen shumë zëvendësime, por miqtë e rrisin nivelin e lojës, është Uzuni, i cili në dy raste rrezikon, por i pafat

përpara porte. Në të 75-ën, Ademir dërgon një "predhë" në drejtim të portës, por grushton Spahija, duke i mohuar një gol të sigurt. Në të 83-ën, krutanët me anë të një kundërsulmi arrijnë ta dyfishojnë rezultatin. Është Borshi, ai që kroson në zonë dhe Xhaferri e çon "sferën" në rrjetë dhe 2-0. Në

minutat e mbetura kishte disa raste nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Trajnerët - Samuel Nikaj u shpreh i kënaqur për këtë test, ndërsa në fund të ndeshjes për mediat tha: "Nuk e nisëm si duhet, megjithatë, me kalimin e minutave, dolëm në lojën tonë. Ato pak gabime që bëmë gjatë 30 minutave të para, shpresoj që t'i ndreqim deri në fillimin e kampionatit. E përgjithshmja, jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës". Nga ana tjetër, Stavri Nica shfaq rezerva për lojtarët e Laçit. "Skuadra nuk ka shpirt gare. Kemi probleme, pasi nuk na mungojnë vetëm lojtarët, por edhe koha. Dihet që këto janë dy faktorët që i duhen një ekipi për t'u futur në kampionat. E shoh me shumë probleme skuadrën, Unë e kam thënë që në fillim që këta janë lojtarë pa shpirt gare. Megjithatë, kjo është situata, të shpresojmë. Kupa? Edhe për këtë trofe do të luftojmë, pastaj, duke parë e duke bërë nëse do jenë në gjendje t'i përballojnë të dy kompeticionet", tha trajneri i Laçit. Liridon Pasha

Çast nga miqësorja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.