Kurbinasit huazojnë një kongolez

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Laçi nuk ndalet në merkato. Pasi afruan Rexhinaldon për sulmin dhe kanë në dispozicion emra si Vatnikaj, Bushi e Xhixha, repartit të avancuar i shtohet edhe një tjetër i huaj. Bëhet fjalë për Idris Ilunga Mbombo, të cilin kurbinasit e kanë marrë në formë huazimi nga Al Shabab Riadh, ekip i Arabisë Saudite. Ai është kongolez dhe vetëm 21 vjeç, ndërkohë, sipas të dhënave, klubi arab e bleu pikërisht këtë verë për afro 250 mijë euro nga ZESCO United FC në Zambia. Lojtari do të jetë për një sezon pjesë e bardhezinjve dhe pritshmëritë për këtë element janë të mëdha. Nga ana e klubit, lajmi nuk është konfirmuar ende, megjithatë pritet që shumë shpejt Mbombo të mbërrijë në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.