!ardhi: "emi #olur me $lakun, por mund të tërhi%emi

3dhe durrsakët tentojnë sulmuesin e Skënderbeut

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Teuta premton surpriza në merkato. Klubi po punon për të bërë edhe një goditje në limit. Një gjë të tillë e konfirmon vetë zv.presidenti Adrian Bardhi. Ky i fundit shfaqet më shumë se i kënaqur me grupin, megjithatë thekson se në orët e mbetura të tregut të shitblerjes të lojtarëve mund të ketë edhe ndonjë afrim. Në një bisedë me "Panorama Sport", ai zbulon edhe një emër që është në planet e tyre, të cilit i kanë bërë edhe ofertë zyrtare. Bëhet fjalë për Sebino Plakun, sulmuesin i cili është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit të merkatos. Numri dy i Teutës saktëson se lojtarit të Skënderbeut i është bërë një ofertë, megjithatë fakti që po vonon përgjigjen mund të bëjë që ata të tërhiqen nga ky "operacion". "Skuadra po stërvitet në Durrës dhe pasi kam ndjekur nga afër çdo seancë, mund të them që djemtë duken në formë të mirë fizike. Është e rëndësishme që në të dyja dy grumbullimet që bëmë, si në Itali, ashtu edhe në Maqedoni, nuk patën dëmtime. Dhe ky fakt na qetëson sa i përket merkatos, di të them që jemi në bisedime ende, një emër është edhe Sebino Plaku. Por negociatat mund të ndërpriten, pasi dhe përgjigjja e sulmuesit po vonon. Po punojmë në këtë drejtim dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë afrimi të minutës së fundit. Orët në vazhdim do të jenë vendimtare. Për sa kohë kemi hapësira dhe ditë në dispozicion, atëherë edhe afrime mund të ketë", u shpreh shkurtimisht numri dy i klubit. SITUATA - Pas rikthimit në Durrës, skuadra po vijon me përgatitjet në aneksin e stadiumit "Niko Dovana". Gugash Magani e ka të plotë grupin dhe kjo i ka krijuar luksin që të mos kursehet me ngarkesat, ndërsa ka punuar ndjeshëm me skuadrën fizikisht. Gjithçka duket gati për startin e kampionatit, ku Teuta ka pretendime realisht madhore. Në stërvitjet e fundit është parë që trajneri i portierëve, @ hevahir Kapllani, po punon veçmas me Shpëtim Moçkën, që ky i fundit të kapë ritmin e kolegëve. Kujtojmë që vlonjati ka bërë më shumë pushime dhe ekipit iu bashkua vetëm në Ohër. Për ta rikthyer në formë sa më shpejt, gardiani është duke punuar me orë shtesë, madje edhe pasi mbyllet seanca stërvitore, ai vazhdon që të jetë në fushë. Je&on Rexhma&i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.