Merka&o edhe për por&ën, 2ekrezi kandida&i i parë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Tirana prej kohësh është hedhur në kërkim për një portier. Duke qenë se synojnë jo vetëm ngjitjen, por edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë, bardheblutë duan më shumë alternativa për katërkëndorin. Largimi i Edvan Bakajt drejt Lirisë së Prizrenit ka bërë që prej kohësh të mendojnë për zëvendësuesin e tij. Dhe, nga sa mësohet, një të tillë e kanë "rezervuar" në Greqi, i cili quhet Amarildo Çekrezi. Në fakt, bëhet fjalë për një shqiptar me origjinë nga Elbasani, por si futbollist është formuar jashtë vendit. Gjithsesi, asgjë nuk është mbyllur. Ndaj, njëherësh drejtuesit po shohin për të tjera opsione. Plani i stafit teknik dhe i klubit është që të afrojnë një element të perspektivës, i cili do projektohet për të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.