Ilirisë i mjafton Doçi për të thyer Dinamon

Fushë-krujasit mposhtin 1-0 kryeqytetasit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Iliria vijon përgatitjet intensive në prag kampionatit ku, krahas stërvitjeve, po zhvillon edhe miqësore. Kësaj here u ndesh në "Redi Maloku" me ekipin e Dinamos, e fituar 1- 0 nga fushëkrujasit. Lojtarët e Ilirisë janë më kërkues. Doçi në minutën e tetë fut një kros në zonë, aty ku Paplekaj gjuan me kokë, por topi kalon mbi traversë. Më pas, Doçi, në dy raste të radhës (një goditje dënimi në minutën e 22të dhe një në të 25-ën në gjuajtje me kokë), nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetën e Saraçit. Më vonë, dinamovitët baraspeshojnë lojën. Miqtë janë më të qartë në mesfushë, po ashtu edhe në prapavijë nuk lejojnë që të vihet në shënjestër porta e Saracit. Me rezultatin e bardhë 0-0 mbyllet pjesa e parë. Në të dytën, trajneri Sala i beson portierit Baku, Brahimllarit në mbrojtje dhe Berberit në mesfushë duke i dhënë freski ekipit. Në minutën e 50- të, Bardhi godet bukur me të majtën dhe vetëm ndërhyrja vendimtare e portierit Saraçi shpëton Dinamon nga pësimi i golit. Mllugja, blerja më re e Ilirisë, në minutën e 71-të nis një top bukur në zonë te kapiteni Doçi, i cili, i vetëm me Saraçin, shënon duke zhbllokuar shifrat në 1-0. Një minutë pas pësimit të golit, Dinamo ka një rast me anë të sulmuesit Toçi, por

vetëm ndërhyrja e portierit Baku shpëton golin. Deri në fund nuk shënohen më raste për gol. Kësisoj, Iliria kor fitoren e dytë në po dy miqësoret e zhvilluara. Ndërkaq Dinamo, nga ana e saj, zhvilloji një lojë, e cila iu imponua kundërshtarit, por pa mundur të barazonte. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.