Krasniqi: Kjo Apoloni, e denjë për Superiore

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Fierakët, e drejtuar nga trajneri Ndriçim Kashami, pretendojnë të kenë një formë të mirë në startin e kampionatit që po afron. Këtë e konfirmoi për "Panorama Sport" sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili ishte dhe një ndër shënuesit më të mirë të sezonit të kaluar. "Jemi një skuadër ku po ndërthuren mjaft mirë futbollistët me përvojë si Dimo, Cako, Hysenshahaj, Broshka, me më të rinjtë Andoni, Braka, Troka, Kondakçi, Andoni për të ardhur te më rinjtë e dalë nga akademia vendëse e futbollit, Mehmetaj, Hasani, E.Mehmetaj, K.Mehmetaj etj. Kjo skuadër, ndryshe nga sezoni i kaluar, është përqendruar maksimalisht te përgatitjet dhe miqësoret, ku kanë treguar rritje. Apolonia në sezonin e ri do të synojë që të jetë midis 2-3 ekipeve më të mirë të grupit, duke pretenduar dhe ngjitjen në Superiore. Kemi një kalendar të mirë, që na favorizon duke zhvilluar ndeshjen e parë në fushën tonë. Kjo na bën të besojmë se do ta nisim mbarë", tha Krasniqi. Sot pasdite, Apolonia do të luajë një miqësore në "Loni Papuçiu" me Orikumin. Mikel Mbriçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.