Merkato, "bum" akordesh te cërrikasit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Vijojnë konfirmimet e lojtarëve tek ekipi i Turbinës. Dy prej futbollistëve të edicionit të shkuar kanë nënshkruar me klubin cërrikas. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Mikel Ferhati dhe Dorjan Bajrami. Ky i fundit është i vetmi element cërrikas në formacionin e trajnerit Sinan Bardhi. Gjithashtu kanë nënshkruar kontratën mesfushori turk Mehmet Toktash dhe mbrojtësi Alkent Agalliu. Sipas burimeve pranë klubit, në ditët në vijim priten të tjera afrime cilësore. Në miqësoren e së mërkurës ndaj Tiranës B, cërrikasit u mposhtën me rezultatin 3-1. Tekniku Bardhi ka aktivizuar disa elementë të rinj, ku ka spikatur niveli i mesfushorit fantazist turk, Toktash. Florenc Manari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.