Seleksionimet, në javën e ardhshme

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Kuçovarët janë në javën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri. Stafi i ri teknik, dyshja FraholliBani, pas prezantimit kanë filluar menjëherë punën për kampionatin e ri, ku etapa e parë do të ketë karakter seleksionues. Momentalisht numri i futbollistëve që pretendojnë të aktivizohen me skuadrën bardhezi është i lartë. Sipas stafit teknik, futbollistët janë në provë për t'u bërë pjesë e skuadrës kuçovare për sezonin e ri. Pas fazës seleksionuese në ditët e ardhshme do të konfirmohet dhe kontingjenti që do të përballojë ndeshjet e kampionatit. Skuadra kuçovare po i zhvillon përgatitjet në ambientet stërvitore të qytetit. Serioziteti i kuçovarëve për kampionatin e ri është maksimal, ku po synohet krijimi i një ekipi të fortë. Arben Çepani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.