Boks, kampionia e botës humb jetën në ring

Në tetor do të mbronte titullin kampion në ontpelje

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS - OLGERT SERANI

Kampionia e botës në boks, francezja Anxhelik Dukemin ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes. Boksierja 26-vjeçare u nda nga jeta në qytetin e Perpinjan, në Francën jugore. Dukemin pësoi atak kardiak të hënën në palestrën e ekipit të saj në Tuir dhe u shpall më pas e vdekur në spital. Ajo u kurorëzua kampione e Europës në dhjetor 2015, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Ajo pritej të ngjitej në ring për të mbrojtur titullin botëror në 21 tetor në versionin >BF në Montpelje. Kampionia olimpike, francezja Estel Moseli shprehu ngushëllimet e saj në "T@itter". "Sapo kam marrë vesh me trishtim lajmin e vdekjes së Anxhelik Dukemin. Kemi qenë bashkë që nga fillimi. Ajo ishte shumë e re. Ngushëllime familjes së saj". Gjithashtu shprehu ngushëllimet edhe bashkëkombësi i saj, Brahim Asloum, medalisti i artë olimpik në Lojërat e 2000- ës dhe ish- kampion i botës për të rinj në versionin >BA. "Faleminderit për guximin, talentin dhe zemrën tënde të madhe". Edhe përpara katër viteve kjo familje ishte tronditur nga një tragjedi teksa babai i saj, ish-boksier, kishte vdekur po nga një atak në zemër. Dukemin, e pamposhtur në 14 ndeshje, në vitin 2015 kishte fituar titullin kampion francez dhe atë europian. Zhakes Rovira, presidenti i Federatës Lokale të Boksit konfirmoi vdekjen e boksieres nga një embolizëm pulmonar. "Lajmi i hidhur pasditen e 29 gushtit për Federatën Botërore të Boksit për femra. Kampionia e botës Anxhelik Dukemin ndërroi jetë", thuhej në njoftimin e federatës. Vëllai i Anxhelik, Zhoel, gjithashtu edhe ai një boksier profesionist, ka njoftuar për tragjedinë në një postim në rrjetin social në "Facebook" duke e cilësuar motrën si një person të mrekullueshëm. "Motra ime na la shumë herët. Ajo kishte edhe shumë për të jetuar. Do të më mungosh e dashur, nuk do të të shoh më. Do të më mungojë edhe telefonata për të dëgjuar zërin tënd pasi ke qenë një person i mrekullueshëm". Dukemin e nisi sportin e boksit që në moshën 7-vjeçare për t'u përfshirë në boksin profesionist në vitin 2012.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.