Surprizë në “US Open”, eliminohet kampionia Kerber

Te meshkujt nuk falin Federer dhe Rafael Nadal

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS -

Kampionia në fuqi e "US Open", Anxhe lik Kerber, ka bërë surprizën që në raundin e parë, duke i dhënë lamtumirën "Grand Slam"-it njujorkez. Gjermania u eliminua çuditërish nga japonezja adoleshente Naomi Osaka. 19vjeçarja, numri 45 në renditjen botërore, e pati shumë të lehtë të fitonte në shifrat e përgjithshme 6-3, 6-1 nën çatinë e stadiumit "Arthur Ashe" në "Flushing Meado@s". Kësisoj, vazhdon makthi për 29-vjeçaren këtë vit, e cila nuk njeh fitore që prej triumfit të 12 muajve në Nju Jork. "Unë jam ende e njëjta lojtare dhe i njëjti person. E di që nuk do të heq dorë nga kjo. Do të përpiqem ta harroj këtë ndeshje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shikoj sërish përpara". Ndërsa Osaka u shpreh: "Kjo do të thotë shumë për mua, veçanërisht që nga hera e fundit që isha këtu. Kjo fushë nuk më ka sjellë kujtime të bukura, por shpresoj t'i hedh pas shpine. Kur kryesoja 4-1, mendova se me të vërtetë nuk do të përsërisja atë që bëra vitin e kaluar. Tani do të jem më e përqendruar". Në konkurrimin e meshkujve nuk rezervohen të papritura te lojtarët "big". Në garën për t'u kthyer në numrin një në botë, Roxher Federer ka rrezikuar jo pak në raundin e parë të "US Open". Në ndeshjen e mbrëmjes në "Arthur Ashe Stadium", me çati të mbuluar për shkak të reshjeve të shiut, 19-vjeçari Fransis Tiafoe frikësoi zviceranin, numrin tre në botë, përpara se të dorëzohej në setin e pestë 4-6, 6-2, 6-1, 16, 6-4. 36-vjeçari nga Bazeli, i rikthyer në fushë pas shqetësimeve me shpinën që e detyroi atë të humbte edhe turneun në Çinçinati, iu desh të djersinte shumë kundër djaloshit amerikan me perspektivë. Nëse Federer vuan, Rafael Nadal kalon me lehtësi raundin e parë, duke vuajtur vetëm në setin e parë (e fituar me "tie break") dhe dy setet e radhës i fitoi pa probleme 6-2, 6-2 kundër serbit Dushan Lajoviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.