Hamilton: Një ditë do të garoj për Ferrarin

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS -

Luis Hamilton duket se ka hequr dorë nga premtimi se nuk do të garojë asnjëherë me Ferrarin, pasi Sebastian Fetel rinovoi në fundjavë me "kokëkuqen" edhe për tri vitet e ardhshme. Britaniku do të tentojë për titullin e katërt botëror në karrierë, veçse e ardhmja e 32-vjeçarit është ende e paqartë. "Është pa dyshim një ëndërr për çdo pilot, përfshirë edhe mua, - tha Hamilton për 'Sky Italia'. - Nëse do të jem ndonjëherë apo jo, këtë nuk di ta them. Ndoshta do të ndodhë pas tri apo katër viteve", deklaroi Hamilton. Gjithsesi, ai pranoi se Fetel nuk do të dëshironte që të jetë shok skuadre me atë. Ferrari kryeson aktualisht renditjen e përgjithshme të pilotëve me Fetel me 220 pikë, 7 pikë më tepër nga Hamilton.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.