Felps sfidon MekGregor: Të pres në duel!

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS -

Është e paqartë nëse Majkëll Felps është i gatshëm për sfida të reja, duke u përpjekur për të ruajtur shikueshmërinë e lartë në rrjete sociale apo është një zgjedhje për të kaluar thjesht kohën që kur hoqi dorë nga rekordet dhe medaljet në pishina. Ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë, vetëm 48 orë pas ndeshjes së boksit mes Floid Meiuedhër dhe Konor MekGregor, i cili ndezi Las Vegasin dhe të gjithë Amerikën, "peshkaqeni" i Baltimores ka provokuar kampionin e arteve marciale në MMA për një tjetër duel. Në një postim në "Twitter", me një foto të tij përballë MekGregor, amerikani ka shkruar: "Pas gjithë këtyre fjalëve, a bëjmë një garë së bashku?", ka qenë komenti i notarit me më shumë medalje olimpike në histori. Të jetë vallë një shaka e tij? Në fakt, një sfidë në pishinë për 29- vjeçarin irlandez kundër Majkëll Felps realisht do të jetë shumë më e komplikuar se ajo në ring.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.