"Me +panjën na ne(ojitet të jemi agresi(ë"

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Xhanluixhi Bufon është ndalur shkurtimisht për mikrofonat e rrjetit "Rai", në pritje të duelit me Spanjën. 48 orë nga kjo ndeshje, kapiteni dhe portieri i Italisë, shpreson që shokët e tij të kenë karikimin e duhur për të përballuar me sukses këtë përballje jetike. "Do të shkojmë në Madrid me dëshirën për të mahnitur të gjithë. Për ndeshje si kjo nevojitet nervozizëm, por nga ai pozitivi, që të na lejojë që të jemi të karikuar dhe agresivë në çdo moment të sfidës. Ndeshja se kjo fitohen duke treguar bashkim, kurajo dhe personalitet. Spanja vërtet është e fortë, por edhe Italia tashmë po rrit një grup tepër të rëndësishëm, i cili do t'i tregojë vlerat në Madrid".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.