*eina fërkon duart: +hpresoj ,ë -nsinje mos të luajë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

"Italia është një skuadër e fortë, gjithmonë shumë kompetitive dhe të shtunën në mbrëmje na pret të gjithëve një ndeshje shumë e vështirë". Pepe Reina, portieri i Napolit dhe një prej tre portierëve të përfaqësueses spanjolle, nuk do të jetë mes titullarëve, por meqë ka pak më shumë kohë të lirë se të tjerët ka lexuar lajmet që vijnë nga Italia. "Insinje ndoshta nuk luan? Ky po që është një lajm i mirë për ne. Me Lorencon stërvitem çdo ditë dhe e njoh potencialin e tij. Nëse nuk zbret në fushë për Italinë do të jetë një bonus më shumë për ne. Pranojmë edhe një barazim? Normalisht që duke parë golavarazhin do të na leverdiste, por ne zbresim në fushë vetëm për të fituar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.