Lopetegui provon Asension si 9 fals kundër Italisë

Trajneri i iberikëve teston mesfushën me 5 vetë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL - Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kombëtarja span jolle u stërvit për herë të tretë që kur është grumbulluar këtë javë në kompleksin "Las Rozas" për përgatitjen e dy kualifikueseve të radhës së Botërorit, e para kundër Italisë të shtunën, e cila do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu" në orën 20: 45. Trajneri Hulen Lopetegui punoi mbi formacione të ndryshme në një ndeshje 60 minutëshe 11 kundër 11, njëra prej të cilave përfshinte Marko Asension në majën e sulmit, me Kokenë, Busketsin, Iniestën, Iskon dhe David Silvën në mesfushën me 5 vetë. Talenti i Realit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në skuadrën e Zidanit i ka shtuar aksionet e tij për të luajtur përballë Italisë, duke bërë që Lopetegui të provojë edhe një skemë me të si 9 false dhe mbipopulluar mesfushën me pesë lojtarë. STËRVITJA

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat përbëheshin nga këta futbollistë: Reina| Karvahal, Bartra, Naço, Alba| Tiago Alkantara, Saul, Iniesta| Silva, Morata dhe Pedro. Përballë tyre ishin De Gea| Azpi- likueta, Pike, Ramos, Monreal| Koke, Buskets, Isko| Deulofeu, Vija dhe Asensio. Të vetmin gol gjatë 30 minutave të para të kësaj ndeshjeje stërvitore e shënoi mesfushori i Atletikos, Koke. Në pjesën e dytë, tekniku Lopetegui aktivizoi edhe Kepa, Lukas Vazkuez, Suso dhe Aspas dhe formacionet në fushë ndryshuan si më poshtë: De Gea| Azpilikueta, Pike, Ramos, Monreal| Saul, Buskets, Iniesta| Silva, Vija dhe Isko përballë Kepa| Karvahal, Pike, Bartra, Hordi Alba | Tiago, Koke, Suso | Aspas, Morata dhe Lukas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.