0idan (endos: *eali do luajë 1-1-2, (end edhe për 'sension

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Pas një analize të gjerë të situatës aktuale në klub, stafi teknik i Realit të Madridit ka vendosur që ta aktivizojë Kristiano Ronaldon në një pozicion më qendror gjatë sezonit në vazhdim. Duke qenë se "Los Blancos" nuk arritën që të transferojnë një sulmues të ri në "Bernabeu", kandidatët për të marrë rolin e numrit 9 janë vetëm Karim Benzema, Borja Majoral dhe Kristiano Ronaldo. Një ndryshim i skemës në 4-4-2 për skuadrën e Zinedin Zidanit ka shumë gjasa që të ndodhë në tentativën e francezit për të konsoliduar pozicionin si skuadra më e mirë në botë dhe të nis ofensivën drejt gjashtë trofeve të këtij sezoni, shkruan "Marca". Siç e tregoi edhe sezoni i fundit, por edhe lëvizjet e merkatos së kësaj vere, Zidan e di që në situatën aktuale, skuadra e tij e ka më të kollajshme që të luajë me katër mesfushorë dhe dy sulmues, sepse kjo siguron më shumë liri veprimi. Ajo i përshtatet gjithashtu më mirë talentit të Ronaldos sesa skema 4-3-3, pavarësisht se në çdo rast portugezi mbetet një lojtar dhe golashënues që performon gjithnjë në nivelin më të lartë. Por Ronaldo ndihet shumë më komod në një rol më qendror, i cili i lejon atij që të gjejë tunele si në të majtë ashtu edhe në të djathtë dhe të shkaktojë probleme për mbrojtjet kundërshtare, ashtu siç ndodhi ndaj Barcelonës në "Camp Nou". Zidani dhe ish-ylli i Mançester Junajtid e kanë diskutuar këtë gjë dhe trajneri ka gjetur 100% mirëkuptimin e lojtarit. Partneri i tij ideal është Karim Benzema, edhe pse CR7 është i ndërgjegjshëm se ai shpesh do të ndajë hapësirën me Garet Bejlin apo Marko Asension. Por ai beson se ka shumë për t'i ofruar skuadrës në këtë rol. Në pesë ndeshjet e para të sezonit, kampionët e dërguan numrin e ndeshjeve radhazi në të cilat kanë shënuar në 70, me 12 gola të shënuar ndaj ekipeve të mëdha si Mançester Junajtid, Barcelona, por edhe skuadrave të forta si Deportivo dhe Valencia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.