(&* () <

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Një skuadër e tërë në ajër, e cila në total do të përshkojë 128.500 km. Realit të Madridit i janë larguar 17 futbollistë me detyrat e tyre në kombëtare, por virusi FIFA nuk e shqetëson aspak trajnerin Zinedin Zidan. Sepse që kur francezi është emëruar në stolin e klubit, skuadra e ka fituar gjithnjë ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollistëve dhe kjo ka ndodhur në plot pesë raste. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Barcelonën, e cila nuk ka arritur dot të marrë maksimumin e pikëve në dy nga pesë ndeshjet pas pushimeve. Francezi do të jetë pa më shumë se gjysmën e skuadrës së tij, (e cila në total do të luajë 18 ndeshje) titullare deri më datë 6 shtator.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.