Monako, mbreti i arkëtimeve në merkaton e verës

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Monako do të mbajë gjithnjë kurorën e mbretit të merkatos së kësaj vere pasi të gjitha klubet më të mira të Europës kanë kthyer fokusin nga lojtarët e saj. Megjithatë ka qenë e vështirë të parashikohej situata sa u përket lojtarëve që do të largoheshin dhe do të bliheshin nga klubi francez. Në merkaton e kësaj vere, ata kanë përfituar një shumë prej 329.3 milionë paund duke blerë vetëm dhjetë lojtarë të rinj. Çka vlen për t'u përmendur kanë qenë edhe objektivat e qarta të lojtarëve të skuadrës për të shkëlqyer gjatë këtij sezoni dhe të rikthejnë fokusin në Francë edhe gjatë merkatos së verës tjetër. Megjithatë sipas zërave, pritet që mesfushori francez, Tomas Lemar, të jetë i fundit prej lojtarëve që mund të shiten, duke e çuar vlerën e fituar nga shitjet e kësaj vere në 400 milionë paund. 21.5 milionë euro kanë ardhur nga të gjithë lojtarët e skuadrës së Monakos, të cilët kanë qenë gjatë një ose dy viteve të huazuara nga skuadra të tjera në Europë. Alan Maksim ka qenë një prej lojtarëve më të paguar në huazimin e tij drejt Nisës për 9 milionë paund, teksa Abdu Dialo, Nabil Diar dhe Korentin Zhan janë lejuar të huazohen për vetëm 5 milionë paund secili. Nga ana tjetër, Monako ka shpenzuar vetëm 88.9 milionë paund për blerjen e 10 lojtarëve në merkaton e kësaj vere si: Keita Balde, Stevan Jovetiç, Diakabi, Zhordi Gaspar e të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.