Kimish: Përballë më të mirëve, kërkojmë triumfin

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Në prag të sfidës ndaj Çekisë ditën e premte, një prej lojtarëve më të rinj të kombëtares gjermane, Xhoshua Kimish, i cili shkëlqeu në performancën gjatë Kupës së Konfederatave ka zbuluar ndjesitë sa i përket startit të kualifikueseve për Kupën e Botës duke thënë se: "Në startin e këtyre kualifikueseve çdokush në skuadër është duke u përpjekur që të jetë sa më i kthjellët. Personalisht kam si synim të zhvillohem në skuadrën bavareze dhe të luaj në sa më shumë ndeshje të mundem. Kupa e Botës është shumë pranë dhe fokusi për mua është te këto eliminatore tepër të rëndësishme për mua si lojtar i ri dhe për kombëtaren që të shkojë në fazën tjetër". Mbrojtësi i krahut ka zbuluar edhe rivalitetin e madh që do të kenë skuadrat në këtë fazë duke shtuar se: "Në sfida të tilla edhe rivaliteti është tepër i madh. Kjo pasi të gjithë lojtarët më të mirë në botë ndeshen ndaj njëri-tjetrit dhe duan të tregojnë gjendjen sa më të mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.