“Nuk e ndryshoj stilin tim, për atë më bleu Bajerni”

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Një prej blerjeve më të reja të kampionëve gjermanë, Sebastian Rudi ka arritur të japë rezultate të shkëlqyera që prej momentit që ka veshur fanellën bavareze. Gjatë një interviste për mediat gjermane, Rudi ka zbuluar sesa e vështirë ka qenë për të përshtatja me skuadrën bavareze duke thënë se: "Mendoj se Bajerni më ka blerë për mënyrën dhe stilin e lojës sime. Ndaj mendoj se nuk më duhet të ndryshoj shumë gjëra nga vetja. Megjithatë është e qartë që më duhet të adaptohem me skuadrën në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu si duhet. Por stilin nuk kam për ta ndryshuar kurrsesi". Megjithatë ai shtoi se: "Rëndësi ka stërvitja me skuadrën, ajo është një faktor kyç në zhvillimin dhe përmirësimin e një lojtari. Tanimë dua të njoh limitet e mia dhe sa larg mund të shkoj. Mendoj se kjo është një nga gjërat më të mira që mund të ndodhin vetëm te Bajerni". Cilësitë e Rudit janë vënë re shpesh edhe në ndeshjen ndaj Leverkusenit ku ai përgatiti edhe një prej golave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.