Koman sfidon “Robbery”: Po plaken, unë e ardhmja

"Bajerni më ka premtuar se do jem unë pasardhësi i tyre"

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL - Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kingsli Koman i ka vendosur objekti vat e tij për sezonin e ri: "Nuk e kam fituar ende Champions-in. Ky është trofeu që dua me çdo kusht, por në fund i dua të tre trofetë", thotë mesfushori i Bajernit, gjatë një interviste për "Sky Deutschland". "Sezonin e shkuar nuk bëmë dot dopietë. Triumfi në Ligën e Kampioneve do të jetë i vështirë, por unë shpresoj që ne t'ia dalim", shtoi 21-vjeçari, i cili në fazën e grupeve do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, PSG-në: "Nuk e kam fshehur kurrë që ëndrra ime është të luaj në 'Parc des Princes'. Jam rritur në Paris dhe ai stadium është ëndrra ime. Jam i lumtur që do të luaj atje, edhe pse me një tjetër fanellë". Në lidhje me konkurrencën, talenti beson se ai ka shanse më të mëdha për të fituar një vend ndaj Riberisë ose Robenit sesa në sezonin e shkuar, pavarësisht se në dy ndeshjet e para të Bundesligës është kënaqur vetëm me paraqitje si zëvendësues. Në ndeshjen hapëse kundër Leverkusenit ai zëvendësoi Riberinë pas 77 minutash, ndërsa në Bremen i mori vendit Robenit pas 64 minutash. Tetë minuta më vonë, ai krijoi golin e parë me thembër të Levandovskit që zhbllokoi rezultatin. Roben 33 vjeç dhe 34- vjeçari Riberi, lojtari me më shumë vite në skuadër pas tërheqjes së Lahmit, hyjnë të dy në vitin e fundit të kontratës. I pyetur sesa gjatë "Robbery" do të vazhdojnë të jenë në fushë, Koman tha: "Nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë. Që të dy janë duke luajtur ende në nivelet më të larta. Ndoshta do t'i rinovojnë sërish kontratat. Por unë e di që klubi më mbështet 100% mua për të ardhmen. Jam ende i ri, ndërsa ata të tjerët janë thjesht pak të plakur. Kam folur me hierarkinë e klubit dhe prandaj qëndrova në Mynih, sepse do më japin shansin". Sezonin e fundit, ish-talenti i Juves startoi vetëm 12 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhënë vetëm 1 asist ndaj 27 prezencave titullare, 12 asisteve dhe 6 golave në sezonin e debutimit me Guardiolën në stol. Por pavarësisht besimit më të madh të ish-teknikut spanjoll, Koman thotë: Nuk kisha një marrëdhënie speciale me Guardiolën. Nuk flisnim shumë. Por është e vërtetë që luajta më tepër me të sepse kishim dëmtime. Por ne nuk flisnim çdo ditë. Edhe me Ançelotin është e njëjta situatë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.