Deshamp: Benzemanë po e injoroj se më prish harmoninë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Deshamp: Benzemanë po e injoroj sepse më prish harmoninë e grupit. Karim Benzema nuk do të grumbullohet në kombëtaren e Francës për të ruajtur harmoninë brenda grupit. Kështu e ka justifikuar zgjedhjen e tij Didie Deshamp për të lënë për herë të 9-të radhazi jashtë skuadrës së tij, qendërsulmuesin kryesor pas përfshirjes në shantazhin seksual ndaj ish-shokut të skuadrës, Matjë Valbuena. Benzema u la jashtë listës së tij për dy kualifikueset e Botërorit, kundër Holandës dhe Luksemburgut dhe nuk e vesh fanellën e 'Les Bleus" që prej vjeshtës së 2015-ës. Në një intervistë me "Le Parisien", Deshamp jep versionin e tij të historisë dhe shpjegon përse sulmuesi i Realit të Madridit lihet rregullisht jashtë. "Pa dyshim që nuk ishte një vendim i lehtë për t'u marrë nga unë. Unë e mbrojta shumë lojtarin si përpara ashtu edhe gjatë çështjes gjyqësore, sepse mu duk gjëja më logjike që duhej bërë", tha trajneri. "Bëra një analizë jo thjesht individuale, por në aspektin e grupit si një tërësi. Dhe grupi ka qenë gjithmonë mbi të gjithçka tjetër. Zgjodha këtë vendim, sepse është gjëja më e mirë për kombëtaren e Francës. Bëra atë që ishte më e mira për grupin dhe ky është një vendimi im". Në lidhje me shanset e kualifikimit të skuadrës së tij në Grupin A, ku Franca kryeson bashkë me Suedinë, por sot e pret një ndeshje e vështirë kundër Holandës, ai i kërkoi lojtarëve që të ruajnë qetësinë dhe të zbresin në fushë pa frikë: "Përse të dyshoj në kualifikimin automatik në Botëror pas humbjes me Suedinë? Ka edhe 12 pikë në garë dhe nuk duhet t'u biem kambanave të alarmit. Nuk jemi në rrezik. Ndaj Holandës do të jetë e vështirë. Por nuk duhet të hyjmë me frikën në fushë se ky është fundi ynë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.