Shumë punë për Sadikun, nuk mungojnë gabimet

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Gjyqtari Remzi Sadiku dhe ndihmësit e tij patën shumë punë në takimin e luajtur dje në "Niko Dovana" mes Teutës dhe Partizanit. Gjyqtari Sadiku, në përgjithësi, ka vepruar drejt, me përjashtim të dy rasteve, Goli i dytë i anuluar i Teutës nga Latif ishte i dyshimtë, pasi sulmuesi dukej në një vijë me Atandën. Gjithashtu, gjyqtari fali në një rast La Kameran, që goditi më bërryl një kundërshtar. Gjyqtari nuk mori asnjë masë ndëshkimore ndaj italianit edhe te penalltia që shkaktoi. Ndërsa dy penalltitë e akorduara dhe kartonët e kuq qëndronin. Te rasti i kartonit të kuq të Dediçit, duhet vlerësuar komunikimi me gjyqtarin pas porte, Alla, i cili i konfirmoi goditjen e boshnjakut ndaj Kalarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.