Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

7' Tentativa e parë e ndeshjes vjen nga Andi Ribaj, i cili provon të surprizojë Nurkoviçin. Goditja e tij nga larg zonës është e lehtë dhe përfundon jashtë.

17' Nuk gabon Flamurtari, që në daljen e parë të vërtetë përpara portës së Sherrit, shënon. Tomislav Bushiç bën gjithçka mirë duke ulur një top me kokë në qendër të mesfushës dhe pastaj pozicionoh­et mirë në sulm. Xhufo i shërben bukur dhe me instinktin e sulmuesit, kalon në avantazh vlonjatët.

30' Shumë e lehtë goditja e Gilman Likës nga faulli jashtë zone. Nurkoviç nuk befasohet.

40' Kanë rastin më të artë shkodranët për të shënuar golin e barazimit me Çinarin. Pas një aksioni të gjatë, ai gjendet i vetëm në zonë. Goditja e tij ndalet mrekullish­t nga Nurkoviç.

49' Nuk gabon Olsi Gocaj nga pika e bardhë e penalltisë. Mbrojtësi dërgon në krahun tjetër portierin e Flamurtari­t dhe barazon shifrat.

50' Rast shumë i mirë për Vllazninë me Çinarin, por goditja e tij përfundon në rrjetën e jashtme.

60' Aksion i gjatë, i rrjedhshëm për Flamurtari­n, i pari i kësaj ndeshjeje, por nuk finalizohe­t siç duhet. Xhufo ul topin për Bushiçin, por ky i fundit nuk e mbërrin.

86' Danilo Alvesh tregon që është në fushë, 4 minuta nga fundi i ndeshjes. Braziliani godet me të djathtën nga jashtë zone, por është i vendosur mirë portieri Sherri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania