"I pakënaqur, Lushnja na rrezikoi me 10"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Trajneri i Kukësit ka deklaruar se skuadra e tij mund të kishte bërë edhe më mirë përballë Lushnjës, sidomos pasi kjo e fundit mbeti në inferioritet numerik. Milinkoviç, në mikrofonin e "Super Sport" pas takimit, është shprehur se jo vetëm loja që duhet të kishte qenë më e mirë, por edhe golat duhet të ishin më shumë. "Sigurisht që fitorja na gëzon, pas humbjes me Skënderbeun. Pasi humbëm dy raste në pjesën e parë, ishim shumë të nervozuar dhe nuk arritëm të luajmë qetë. Në pjesën e dytë shënuam dy gola, por duhet të tregoheshim akoma edhe më shumë kërkues për të realizuar të tjerë gola. Gjithashtu edhe Lushnja kishte dy apo tri raste. Prandaj nuk jam i kënaqur nga loja, pasi edhe pse kundërshtari ishte me dhjetë vetë, ne nuk bëmë lojën që duam. Pakënaqësia më shtohet kur krijojmë raste që nuk i shfrytëzojmë, por edhe i lëmë më shumë mundësi kundërshtarëve të na rrezikojnë. Guri? Mund të luajë edhe qendërsulmues, edhe si sulmues krahu. Favorizim nga arbitrat? Nuk i komentoj, të tjerët i analizojnë", tha Milinkoviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.