Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

9' Goditje dënimi për Kukësin, Rrumbullak­u i kërkon Kërkotiçit të ekzekutojë, sfera përplaset në traversën e portës, që u shkurtua.

25' Rast ideal për miqtë, Guri nxjerr Alijevin të vetëm brenda zonës, përballë Spahos, gjuan, por portieri e devijon në këndore.

35' Vendasit rrëmbejnë për të disatën herë top në mesfushë, Papa shkarkon të majtën nga distanca, por e ndal traversa.

47' Kundërsulm i Kukësit me Alijev, Spaho ndërhyn me faull jashtë zonës, ndëshkohet me të kuq.

53' Lushnja sulmon, rrëmujë në zonën e Kukësit dhe ka një pengim brenda zonës, por Hamiti nuk sheh kontakt dhe nuk akordon penallti. 56' Sefa, i rrezikshëm, gjuan nga distanca, pret Koliçi.

58' Miqtë në avantazh me Gurin, që gjuan nga jashtë zone, Bejte jo në pozicion për një top në qendër të portës, 0-1.

59' Dyfishon Kukësi, në fillim aksioni ndalet në traversën e portës së Bejtes, më pas Alijev e shtyn ku portieri e largon topin, pasi kishte kaluar vijën fatale sipas gjyqtarit, 0-2.

83' Rast ideal për vendasit, Sefa merr një kros nga e majta, por nuk koordinohe­t në goditjen me kokë.

85' Aksion i bukur i Lushnjës, Sefa pason në hyrje të zonës për Pepën, por gjuajtja e tij është qendrore.

87' Miqtë nuk ndalen, por gjuajtja e Alijev ndalet në shtyllë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania