Spaho: Keqardhje për Korçën, nuk e prisja aq shpejt sulmin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Portieri Mikel Spaho nuk ka pësuar gol në 227 minuta aktivizim, por dje doli me të kuq. Gardiani i skuadrës së Lushnjës ishte një nga protagonistët e takimit, i cili ndikoi në vijimësinë e ndeshjes për skuadrën vendëse. Dalja e pastudiuar jashtë zonës bëri që portieri i Lushnjës të ndëshkohej me karton të kuq që në start të fraksionit të dytë. "Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe ishim mbi Kukësin, edhe pse na u dëmtuan dy lojtarë", u shpreh fillimisht portieri i Lushnjës. Më tej, gardiani i verdhejeshilëve ka komentuar edhe situatën në të cilën u ndëshkua me karton të kuq. "Vetëm dy minuta pas pushimit, të shohësh një lojtar që vjen përballë, është diçka e papritur. Një vendim që do ta marrësh në sekondë. Megjithatë, dalja e portierit është fatale. Më vjen keq që nuk do të jem në Korçë", tha portieri Spaho në përfundim të ndeshjes. Ai nuk ka harruar as portierin që do ta zëvendësojë. "I uroj suksese portierit Bejte", ka përfunduar portieri i Lushnjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.