Panorama Sport (Albania)

Tifozët ironizojnë Bregun

-

-Për herë të parë në Gjirokastë­r, në portat e stadiumit biletat kontrolloh­eshin nga një kompani private e ardhur nga Tirana. Çdo biletë ishte me numër sipas ndenjëseve.

-Në tribunën VIP, të pranishëm si gjithmonë ishin, presidenti Grigor Tavo, zv/ presidenti Dade si edhe homologu nga Kamza, Naim Qarri. Trajneri Ramadan Ndreu e ka ndjekur takimin nga tribuna VIP për shkak të dënimit.

-Për herë të parë, Luftëtari luajti me fanellat të personaliz­uara për gjithsecil­in me numrin dhe mbiemrin përkatës. -Çmimet relativish­t të larta të biletave, përkatësis­ht 20 mijë lekë të vjetra në tribunën VIP, 7 mijë lekë në tribunat A dhe B, si dhe 2 mijë lekë në anësoret dhe tribunën karshi, duket se ka sjellë dhe numrin e paktë të tifozëve në stadium, numër që nuk shkonte më shumë se 1500. Shumë prej tifozëve ndiqnin ndeshjen jashtë stadiumit në tarracat përreth dhe te kodra e universite­tit "Eqerem Çabej". Në shkallët e stadiumit, "Gjirokastr­a" nuk kishte shumë tifoze femra, por si gjithmonë e ëma e Donald Rrapos, si dhe e fejuara e Rrocës dhe e Ramadanit, ndoqën takimin.

-Në momente të caktuara, zv/ trajneri Kurbejo komunikont­e vazhdimish­t me Toledon dhe Nunez për të zbatuar me përpikëri detyrat që ai kërkonte. -Në minutën e 32, ku Fushtari ndëshkohet me kartonë të kuq, pas përplasjes me shokun e tij të skuadrës Arabal, është asistenti i dytë Astrit Mahmutaj ai që sinjalizon kryesorin e takimit Sino për të ndëshkuar me karton të kuq kroatin.

-Në momentin që Bregu shpërdoron mundësinë e barazimit në 44- ën, një prej tifozëve të Luftëtarit, i drejtohet: "O vëlla, mirë mbi të gjitha, bëre gjithçka të bukur, por jashtë si e nxore topin?".

-Në pushimin midis dy pjesëve, përgatitës­i atletik Kostas Koltsidas, stërvit veçmas Kristal Abazajn, për të zënë vendin e Nunezit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania