Qarri premtoi çek të bardhë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Kamza arriti dje fitoren e parë në kampionat. Një 3-pikësh, që skuadra pak e mendonte, në një transfertë shumë të vështirë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Përpara takimit të djeshëm, presidenti i skuadrës, Naim Qarri, u premtoi shpërblim lojtarëve për fitoren. "Nëse do të merrni tri pikë, do të vijë edhe premio. Për këtë, çeku është i bardhë. Fitoni dhe vendoseni vetë shumën e shpërblimit". Me këto fjalë u është drejtuar lojtarëve numri një i klubit para ndeshjes që luhet në Gjirokastrës. Dhe kamzalinjtë ia dolën që të fitonin përballë një kundërshtari të fortë, edhe pse luajtën për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak në fushën e lojës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.