Jashanica nuk bindet: 11-metërshi nuk ishte

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Erdhi nga stoli, shënoi golin e avantazhit dhe realizoi një 11metërsh. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas ndeshjes mbrojtësi është shprehur: "Më vjen mirë, së pari, që goli që shënova i dha tri pikë ekipit, nga ana tjetër ai nuk jam i bindur nëse ishte 11-metërsh apo jo. Ka pasur një kontakt me lojtarin e Laçit, por nuk e di nëse jepej apo jo, atë e di gjyqtari. Por, dua të uroj Shehin që bëri atë mrekulli dhe ne morëm tri pikë ndaj një kundërshtari të fortë", ka thënë Jashanica, i cili flet edhe për faktin nëse e kishin nënvlerësuar kundërshtarin. "Jo, nuk e kemi nënvlerësuar, normalisht edhe ekipi i Laçit lufton dhe do të marrë pikë. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm në lojë. Çdo ndeshje duhet ta shohim të shkëputur nga ato që do të vijnë. Në radhë kemi një ndeshje me Lushnjën dhe nuk do të jetë e lehtë, edhe pse kemi diferenca në tabelën e klasifikimit. Ky fakt nuk e bën ndeshjen të fituar pa u luajtur ajo. Kemi vetëm një objektiv në atë përballje që është trepikëshi", ka mbyllur Jashanica.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.