Panorama Sport (Albania)

Sako: Erzeni, në luftë me Partizanin për trofe

"Studenti na uli në tokë, është sport i çudirave"

- OLGERT SERANI

Humbje e papritur në start ajo ndaj Studentit, por Erzeni i drejtuar nga trajneri Arben Sako shpërtheu në javën e dytë në kryeqytet ndaj Partizanit. Është vetëm fillimi i kampionati­t, por kreu i pankinës shijakase, në një intervistë për "Panorama Sport", parashikon pikërisht "demat e kuq" si rivalët për titull.

Sezonin e nisët ters ndaj Studentit, mos vallë Erzeni e mori lehtë?

Hymë pak të vetëkënaqu­r edhe nga stërvitjet dhe miqësoret që kishim zhvilluar dhe si rezultat erdhi ajo e humbje e pamerituar. Ende na duket e pabesueshm­e, por e rëndësishm­e ishte që na zbriti me këmbë në tokë. Çdo skuadër që do ta kemi përpara do ta vlerësojmë me 100 për qind. Volejbolli është sa i bukur, aq i paparashik­ueshëm.

Ndaj Partizanit, në ndeshjen e javës së dytë, vjen kthesa?

Partizanin e vlerësuam seriozisht si rival, pasi i tillë është.

E ndiet sërish rrezikun, pasi e patë veten në disavantaz­h të setit të parë?

Në këto ndeshje, skuadra që gabon më pak, fiton. Në setin e parë ne gabuam në tre-katër raste flagrante dhe e humbëm. Seti i dytë shkoi pikë për pikë dhe në fund na buzëqeshi ne fitorja, por mund t'i buzëqeshte edhe Partizanit. Siç ishte analog seti i pestë ndaj Studentit kur kryesonim 13-8, por shifrat u përmbysën. Pashë një skuadër të bashkuar, jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe ata

Ekipi i Erzenit

në stol. Skuadra është shumë e re, është akoma në kolaudim e sipër dhe jam i kënaqur për atë çfarë dhanë atë ditë në fushë. Treguan karakter dhe besim. Në volejboll luhet deri në pikët e fundit.

Ishte edhe një fitore ndaj rivalit direkt për titullin kampion...

Për Erzenin me përbërjen që ka, me stërvitjet dhe kushtet e shkëlqyera që na ka krijuar Bashkia e Shijakut, stafi i saj, veçanërish­t kryetari i Bashkisë dhe drejtori i Sporteve, sikurse falë edhe dashamirës­isë të Goga Basket, rezultatet do të jenë shumë të mira. Gradualish­t duke i bërë të qarta edhe objektivat tona këtë sezon për të marrë trofe përse jo, por që t'ia lëmë kohës. Por ndeshja me Partizanin tregoi që Erzeni dhe Partizani janë rivalë të denjë për njëri-tjetrin dhe do të jenë në luftë për të marrë trofe deri në fund të sezonit. Pa nënvlerësu­ar kundërshta­rët, pasi në volejboll ndodhin çudira. Deri tani, Partizani dhe Erzeni do të jenë në luftë për trofe.

E keni fituar bastin me lojtarët që afruat në skuadër?

Unë si trajner, por pa nënvlerësu­ar edhe kolegët, gjatë gjithë kohës që stërvitemi dhe luajmë jemi në bast me veten. Aktualisht unë jam trajner i Erzenit, një qytet me shumë traditë në volejboll, por basti im është marrja e një trofeu dhe atë kam dëshirë ta realizoj këtë vit, por pa i nënvlerësu­ar edhe rivalët. Me këtë transformi­m që ka bërë, Erzeni i Shijakut do të jetë në majat e volejbolli­t shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania