Panorama Sport (Albania)

Berisha: Italia më eksperte se ne, Juventusi favorit për titull

Portieri i Atalantës: U largova nga Lacio për më shumë minuta

-

Në javën e fundit përpara pauzës së kombëtarev­e, i priti një penallti Dibalës, ndërsa me bluzën e Shqipërisë ishte protagonis­t i pritjeve madhështor­e ndaj Imobiles në Shqipëri-Itali. Etrit Berisha është një nga portierët më në formë të momentit, një nga sekretet e kësaj Atalante, e cila pas sezonit të kaluar historik, kërkon të përsëritet. I ulur pranë tij në fluturimin Tirana-Milano të së martës, gazetari i "Corriere dello Sport", Andre Ramaxoti, e intervisto­i gjigantin.

Berisha, pas kualifikim­it në Ligën e Europës, në sezonin e kaluar, ku mund të mbërrijë kjo Atalantë?

Pak mendonin se vjet mund ta mbyllnim në vend të katërt dhe besoj se bëmë diçka të jashtëzako­nshme, por mund të surprizojm­ë ende sivjet.

Cili është sekreti juaj? Puna! Nuk ishim mësuar të luanim çdo 3 ditë, por u ambientuam shumë shpejt falë Gasperinit, një trajner që të shtyn të japësh gjithçka.

Gëzimi më i madh deri tani është suksesi 3-0 ndaj Evertonit të Runit?

Ishte një fitore që na bëri të kuptojmë se jemi në rrugën e duhur dhe se i kemi të gjitha mundësitë për të kaluar fazën e grupeve.

Ku mund të mbërrijë "EuroAtalan­ta"?

Ëndrra është që të fitojmë Ligën e Europës, por të gjithë e dimë mirë se detyra jonë është të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Pret ndeshjen me Sampdorian në kampionat me kujtimin e pritjes së penalltisë ndaj Dibalës, e cila shpëtoi Atalanta. Si ia dolët?

Sinqerisht nuk bëra asgjë ndryshe, nga penalltitë e tjera që kam ndaluar më parë. Dibala është një fenomen, thjesht intuita ime ishte e duhura se ku ai do të godiste.

Në Shqipëri, pas pritjes së penalltisë ndaj Dibalës, mund të themi se jeni shndërruar në një hero kombëtar?

Seria A ndiqet shumë në Shqipëri dhe unë kam shumë miq, tifozë me Juven, Milanin, Interin, por edhe me Napolin. Mbi të gjithë këta të fundit më falënderua­n, sepse shijuan një pauzë prej kryesuesis­h.

Mendoni se ky mund të jetë viti i duhur për Napolin, për titullin?

Po. Ka lojtarë të rëndësishë­m dhe ofron futbollin më të bukur. Gjithsesi, e vërteta është se Juventusi mbetet favoritja. Ne e ndalëm, por bardhezinj­të më mahnitën. Ata jo vetëm luajnë çdo ndeshje me 1000 kilometra në orë, por gjithsecil­i prej tyre e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kanë një mentalitet fitues të frikshëm.

Kjo do të thotë se për Lacion, ish-skuadrën tuaj, do të jetë e vështirë të shtunën?

Në Torino është e rëndë për këdo, por Lacio ka konfirmuar se mund të përballojë këdo pa frikë. Nga vitet e kaluara në Romë kam kujtime fantastike. Ndihesha shumë komod, por vendosa të largohesha sepse doja të luaja më shumë minuta dhe tani jam i lumtur që luaj në Bergamo.

Një prej ish-shokëve tuaj është Çiro Imobile, të cilit ia mohuat dy herë golin të hënën...

Unë dhe Çiro luajtëm pak bashkë, duke qenë se kur ai erdhi në Romë, unë po ndërroja skuadër. Por kundër Italisë isha unë që u tregova më i zoti përballë tij, ndonëse po flasim për një sulmues të madh.

I zhgënjyer për humbjen ndaj Italisë?

Bëmë një ndeshje të mirë, një 90-minutësh i ekuilibrua­r. Italia fitoi sepse kanë elementë më ekspertë sesa ne dhe dinë t'i menaxhojnë siç duhet momentet delikate të një ndeshjeje.

Sipas jush, Italia do të arrijë të shkojë në Botëror?

Pa dyshim që po. Ventura ka shumë lojtarë të rëndësishë­m dhe nuk do t'i gabojnë "play-off"-et. Në futboll janë detajet që bëjnë diferencën dhe me njerëz si Bufon, Kielini, Barzalji, De Rosi, por edhe të tjerë, e nis takimin në avantazh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania