Panorama Sport (Albania)

Hejnkes i thur elozhe Mylerit dhe Robenit

-

"Holandezi fluturues", Arjen Roben, i ka dhënë fund karrierës së tij me fanellën e kombëtares disa ditë më parë, në fund të sfidës me Suedinë, e vlefshme për kualifikim­in në Kupën e Botës. Edhe pse kombëtarja holandeze nuk ka mundur të kualifikoh­et, trajneri i ri i skuadrës së kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, ka folur me superlativ­a për Roben. Gjatë një deklarate në ceremoninë e shpërndarj­es së automjetev­e të reja nga "Audi", Hejnkes e ka krahasuar Arjen Roben me disa prej legjendave holandeze si, Johan Krojf dhe Rud Gulit, duke thënë se: "Holanda ka prodhuar vazhdimish­t lojtarë të jashtëzako­nshëm si, Johan Krojf, Rud Gulit, Van Basten dhe Rijkard. Ndaj, mendoj se edhe Arjen Roben i përket së njëjtës kategori yjesh. Ai është një lojtar i çmuar i kombëtares holandeze dhe do të mbetet gjithnjë i tillë. Roben është një profesioni­st i rrallë, sidomos në botën e futbollit të ditëve të sotme. Një lojtar me motivimin e Roben, është vështirë të gjendet në ditët e sotme, ja pse mendoj se Arjen Roben mund të vazhdojë të luajë në nivelin e një ylli profesioni­st si në këtë sezon, ashtu edhe në tjetrin." Mesfushori holandez, Arjen Roben, ka një kontratë me skuadrën e kampionëve gjermanë deri në fundin e sezonit aktual, ndaj duke vlerësuar tonet e larta të trajnerit Hejnkes, pritet edhe një rinovim i mundshëm në përfundimi­n e sezonit aktual. Përpos yllit holandez, trajneri dhe njëkohësis­ht legjenda e skuadrës së Bajernit, Jup Hejnkes, nuk ka harruar të ndajë opinionin e tij lidhur me zëvendëska­pitenin e bavarezëve, Tomas Myler duke e cilësuar atë si një lojtar tepër të madh. Legjenda gjermane, madje nuk është aspak i habitur se si Tomas Myler është shndërruar në një prej ikonave të klubit të Bajernit, duke thënë se: "Myler është një lojtar i një kalibri tepër të lartë. Ai është kthyer në ikonën e skuadrës bavareze, gjë e cila pritej, pasi është një lojtar me intelekt dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin si një lider i skuadrës, duke e ndihmuar atë në çdo situatë. Që prej rikthimit tim të katërt në skuadrën e Bajernit, mendoj se Myler ka një peshë tepër të madhe mbi supe, pasi tani ai është edhe lideri i skuadrës në fushën e blertë, në mungesë edhe të Manuel Nojer. Më vjen mjaft mirë që ai është kthyer në një faktor tepër të rëndësishë­m të kësaj skuadre dhe gjithmonë është aty për të." Hejnkes ka folur edhe mbi stërvitjen, ku sipas tij, Myler ka shfaqur një paraqitje të jashtëzako­nshme duke thënë: "Në seancat stërvitore, Myler ia ka dalë mbanë më së miri dhe ka treguar një paraqitje tepër mbresëlënë­se. Ai tregon gjithmonë se është i motivuar dhe i gatshëm për të marrë maksimumin nga seancat stërvitore. Lojtarë të tillë i duhen skuadrës bavareze."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania