Panorama Sport (Albania)

Tapia e pohon: Falkao më tha se jemi kualifikua­r

Kolumbiani: Nuk bëmë asnjë pakt, unë thjesht i informova

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

‘‘ Falkao më tha se ishim të dy të kualifikua­r, por ky është futbolli..." Zbulohet misteri: imazheve që bënë xhiron e botës, tani u shtohen edhe fjalët. Ai që i zbulon është Renato Tapia, mesfushori i Perusë, i cili gjatë ndeshjes mes kombëtares së tij dhe asaj kolumbiane, mëngjesin e së mërkurës, u pa teksa fliste me sulmuesin e Kolumbisë, Radamel Falkao.

NË FUND - "Në pesë minutat e fundit, kolumbianë­t na u afruan", vijon rrëfimin e tij Tapia për televizion­in "Panamerica­na". "E dinin si ishte situata në fushat e tjera dhe kështu e menaxhuam ndeshjen, ashtu siç duhej menaxhuar". Peru-Kolumbi përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. "Cafeteros" u kualifikua­n në Botëror, ndërsa peruanët shkuan në "playoff", ku do të përballen me Zelandën e Re. Ndërkohë që Kili, i cili humbi 3-0 në fushën e Brazilit, u eliminua.

FALKAO - Por sulmuesi i Monakos nuk e pranon që kolegu i tij i kërkoi një pakt për ta lënë rezultatin 1-1 dhe për të mos luftuar më tej deri

në vërshëllim­ën finale të arbitrit. "Ne e dinim se çfarë po ndodhte në ndeshjet e tjera. Ishim duke luajtur me vetëdijen e rezultatev­e të tjera në atë moment dhe unë u përpoqa që t'ua transmetoj­a atë Perusë. Por unë mendoj se ata ishin rivalë të denjë dhe luftuan

për 90 minuta, ashtu siç bëmë edhe ne. Ndeshja ishte shumë e ngushtë. Vuajtëm shumë, por në fund ia dolëm". Ish- mesfushori i Njukasëlli­t, Nolberto Solano, i cili sot është në stafin teknik të Perusë, gjithashtu e përjashtoi paktin për të mos luajtur

më: "Ne na duhej fitorja, atyre gjithashtu. Çfarë pakti? Ky është spekulim. Sigurisht, që në fund ne i dinim rezultatet e tjera dhe ti i thua vetes: 'Qetësohu pak, nuk duhet të rrezikosh'". FIFA njoftoi se nuk do të nisë asnjë hetim për ndeshjen e Limës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania