MINUTAT

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

9' Topi i kthyer nga Progni prapa, Atanda i pakujdesshëm në komunikim me portierin Hoxha, që kishte dalë nga porta, përfiton Latif, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

14' La Kamera lëshon një top të lartë në zonë, Krasniqi me kokë, devijon Shkalla.

18' Goditje dënimi për Teutën në kufijtë e zonës. Dosti gjuan mjeshtërisht dhe 1-0.

20' La Kamera ekzekuton një goditje dënimi për të kuqtë, por pret portieri Moçka.

23' Çyrbja pengohet në zonë nga La Kamera dhe penallti për Teutën. 24' Lena merr përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë, por kapiteni durrsak gabon, pasi e nxjerr topin jashtë.

34' La Kamera nga këndi lëshon një top të lartë në zonën durrsake, Atanda me kokë, pret Moçka.

36' Atanda gabon në kthim topi prapa, ia dhuron Dediçit, i cili shërben për Latif, por gjuajtja me kokë e sulmuesit përfundon jashtë.

37' Dosti top në zonë, Shkalla te Latif, por gjuajtja e afrikanit me kokë devijohet nga portieri Hoxha.

38' Topi i krosuar nga këndi goditet me kokë nga Dediç dhe përfundon te Shkalla në të djathtë pranë portës dhe shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

41' Vila nga e majta shërben për Sukajn në zonë, i cili me thembër kërkon të suprizojë Moçkën, por pret portieri.

42' Lena gjuan drejt portës, topi përplaset te një mbrojtës dhe përfundon te Latif, që shënon, por goli anulohet, pasi sulmuesi konsiderohet në pozicion jashtë loje nga gjyqtarët.

45' Vila në të majtë vertikalizon një top të gjatë në të djathtë dhe Trashi i shpëton mbulimit të Hakajt dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Rezultati barazohet në 1-1.

49' Trashi, top të lartë në zonë, Malota me kokë, jashtë.

56' Dediç nga djathta, top në zonë, por Hoxha i guximshëm del dhe fiton duelin me sulmuesin e Teutës, Latif.

66' Dosti shërben për Latif në zonë, por top i gjuajtur nga sulmuesi përfundon jashtë.

72' Adorjan pason te Sukaj, i cili menjëherë gjuan fort me të majtën, por Moçka e devijon topin.

78' Goditje dykalimëshme për Partizaniin. Gjuajtja e Sukajt bllokohet nga Moçka dhe vjen tek Adorjan. Topi i gjuajtur me kokë nga hungarezi ndalet me dorë nga Shehaj dhe gjyqtari akordon 11-metërsh.

80' Sukaj, me qetësi nga pika e bardhë, shënon, 1-2 për Partizanin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.