PIKANTE NGA NDESHJA

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

- Tomislav Bushiç, sulmuesi që për të parën herë në Shqipëri ka veshur fanellën e Vllaznisë, duket se këto vitet e fundit ia ka marrë dorën Vllaznisë. Ai i ka shënuar si një sezon më parë ish-skuadrës së tij. Ai ka gjetur edhe dje golin, që është i katërti në këto dy sezonet e fundit.

-Shtrëngim duarsh mes dy autorëve të golave pas përfundimit të takimit. Ka qenë Bushiç, që ka përgëzuar Gocajn e Vllazninë për lojën e zhvilluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë disi i kënaqur me pikën e marrë. Ndërsa nga ana tjetër, shkodrani Gocaj nuk e ka fshehur mërzinë pasi dukej i mërzitur nga ky rezultat. -Lekiqi, trajneri i portierëve të Vllaznisë, takon dy lojtarët afrikan të Flamurtarit. Sidibe e Kamara, të cilët i ka stërvitur te skuadra e Besëlidhjes.

-Tifozët e Flamurtarit u futën në stadium 20 minuta me vonesë dhe ishin vetëm 20 të tillë. Gjatë gjithë kohës, të zhurmshëm.

- Gjyqtari Sokoli pësoi një dëmtim në kokë nga dyluftimi i dy lojtarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.