Panorama Sport (Albania)

Shqipëria humbet 3-0, ‘Federbet’: Lëvizën bastet

Flet drejtori Baranka: Fëmijët janë viktima, kuotat ishin të dyshimta

- GENTJAN ALINANI

Pas ekipeve të Supe riores, në lupën e "Federbetit" përfundon edhe Kombëtarja Shqiptare. Ditën e djeshme u luajt miqësorja mes Gjeorgjisë U-20 dhe Shqipërisë U-20, e cila përfundoi 3-0 në favor të gjeorgjian­ëve. Mirëpo, ajo që duket thjesht si një ndeshje prove për të matur forcat dhe për të gjetur elementët e rëndësishë­m për të ardhmen, ka përfunduar në baste. Kompania që merret me analizën dhe vëzhgimin e koeficient­eve të basteve konfirmoi për "Panorama Sport" se ka pasur luhatje shumë të çuditshme të koeficient­eve, të cilat i referohesh­in më shumë bastit 3+. Në një intervistë për gazetën, sekretari i përgjithsh­ëm i "Federbet", Françesko Baranka, konfirmoi këto luhatje, por u tregua i kujdesshëm duke thënë se nuk akuzon askënd. Ai këmbënguli se lojtarët që luajnë janë thjesht viktima.

Baranka, dua t'ju pyes në lidhje me një ndeshje që ka luajtur Shqipëria U20 kundër Gjeorgjisë dhe e ka humbur me rezultatin 3- 0.

Saktë. Në këtë ndeshje ka pasur disa lëvizje të çuditshme të kuotave të basteve. Këtë mund ta konfirmoj për ju.

Për këtë ndeshje do të ketë ndonjë hetim në vazhdimësi nga ana e "Federbet"it?

Këtë nuk mund ta them

sepse nuk varet nga ne. Ne thjesht evidentojm­ë faktet dhe japim sinjale kur ndodhin këto gjëra. Por, nuk varet nga ne për të bërë hetime. Ne thjesht japim sinjale, por mbi të gjitha nuk akuzojmë asnjë. Thjesht po them se ka pasur disa luhatje

të çuditshme të koeficient­eve të basteve.

Për çfarë basti ndodhën këto lëvizje të kuotave?

Për shënimin e 3 golave në këtë ndeshje. Por, nuk përfundon këtu, pasi kur ndeshja ishte 3-, 0 pati luhatje edhe për shënimin e

golit të katërt. Por, kjo gjë nuk ndodhi më vonë. Jemi duke folur për gjëra shumë të çuditshme. Më të çuditshme se sa luhatjet normale që ndodhin në baste. Kuptoj...

Ato që ndodhën janë gjëra që nuk mund të shpjegohen me logjikë. Ne prandaj sinjalizoj­më, pavarësish­t se tani do të ndodhë e njëjta gjë si gjithmonë dhe do të thonë që nuk ka asgjë të vërtetë, që Shqipëria nuk ka bërë gjë, etj... Por e dini se çfarë më bën përshtypje?

Çfarë?

Që fëmijët që luajnë janë vetëm viktima të kësaj që ndodh. Një lojtar që nuk ka mbushur 20 vjeç, nuk e ka mendjen për të tilla gjëra. Unë jam duke luftuar fort dhe me gjithçka, në Ukrainë ia kam dalë, që të shmang prezencën në baste të skuadrave dhe kampionate­ve poshtë moshës 19-vjeçare. Si e bëtë këtë gjë? Ndryshuam rregullat. Unë personalis­ht shkova nëpër stadiume për të parë nga afër atë që ndodhte. Nuk mund të bëjmë shaka me fëmijët. Ata janë viktimat e kësaj pune.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania