Studion kuotat e basteve, ja çfarë është "Federbet"

Panorama Sport (Albania) - - SHPRESAT -

"Federbet" u krijua nga bashkëpunimi i pronarëve të kazinove dhe kompanive që pranojnë baste sportive, të cilat veprojnë në Europë. Një nga objektivat e saj është që të luftojë manipulimin e ndeshjeve, që zakonisht u sjell humbje të mëdha këtyre kompanive nëpërmjet monitorimit të flukseve të basteve. Ajo ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Bashkimin Europian, ndërsa përfaqësues të saj kanë referuar disa herë në seanca të Parlamentit Europian rreth kësaj teme. Françesko Baranka është sekretari i përgjithshëm i "Federbet" dhe u punësua në Ukrainë për të luftuar trukimet. Puna që italiani ka bërë me organizatën në luftën kundër trukimeve, ka rënë në sy të shumë vendeve që duan të luftojnë këtë "sëmundje" të sportit. Ishte Federata e Ukrainës ajo që ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me italianin, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, duke e emëruar si kryetarin e Komisionit të Etikës. Një pozicion i ngjashëm me atë të "prokurorit të përgjithshëm" në futboll, duke pasur fuqinë për t'u marrë në mënyrë direkte me klubet apo zyrtarët që tentojnë apo arrijnë të paracaktojnë rezultatet e ndeshjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.