Panorama Sport (Albania)

Preiti kthehet pranë ekipit

-

Drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti, zakonisht ndjek çdo seancë stërvitore të ekipit. Por, në ditët e fundit është vënë re mosprania e tij në stërvitje, kohë e cila përkon me përgatitje­t që po kryen Partizani nën drejtimin e trajnerit të ri, Sulejman Starova. Mungesa e tij vuri shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e italianit, pasi ai shikohet si i pari që mund të pasojë gjurmët e dyshes së trajnerëve të larguar, Iuliano-Dosena. Gjithsesi, dje Preiti ka qenë pranë ekipit në Kamzë, ku për "Panorama Sport" ka sqaruar edhe mungesën e tij. "Më kanë thënë se jeni 'shqetësuar' për mungesën time. Nuk po na lini që të vizitojmë as familjen në periudha ndërprerje­sh, pasi menjëherë nisin aludimet (qesh). Ja ku jam! Meqë nuk kishte aktivitet në fundjavë, vizitova familjen time në Itali dhe tani jam pranë ekipit", u shpreh Antonelo Preiti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania