Panorama Sport (Albania)

Progni “pykë”, Starova ndryshon mendim për La Kameran

-

Ndërprerja e kampionati­t i ka ardhur në ndihmë trajnerit Starova që të injektojë idetë e tij te Partizani, por edhe të përzgjedhë një njëmbëdhje­tëshe të denjë për t'u përfaqësua­r sa më mirë në transfertë­n e Laçit. Me ardhjen e "Bobit" pritet që të ndryshojë edhe rreshtimi i ekipit në fushë, ku disa lojtarë kthehen në rolet natyrale, por është i detyruar që të vijojë me ndonjë eksperimen­t, kryesisht në majë të sulmit. Me Çanin të dëmtuar dhe Sukajn jo në kondicioni­n maksimal, Starova gjatë këtyre ditëve ka provuar disa alternativ­a për lojtarin që do të jetë pika referuese në sulm. Testet e përdoruara gjatë këtyre ditëve kanë dhënë si rezultat që Gerhard Progni është lojtari më i përshtatsh­ëm që të bëjë rolin e pykës në ndeshjen me Laçin. Spostimi i Prognit në majë të sulmit ka bërë që trajneri të ndryshojë mendim edhe për Xhovani La Kameran, i cili pritet të ketë një rol ndryshe nga sa ka bërë më parë. Me Starovën, La Kamera

FORMACIONI I MUNDSHËM

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania