Frikë nga incidentet, masa ekstreme në Vlorë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, që do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin e Vlorës. "Panorama Sport" mëson se do të ketë forca shtesë policore në ndeshjen e së enjtes. Burime pranë Policisë së Vlorës bëjnë me dije se për këtë takim do të jenë të pranishëm në stadium, veç forcave të saj, edhe nga FNSH, por edhe nga policia e Fierit. Edhe klubi vlonjat, përmes një letre të dërguar në drejtorinë e Policisë, ka kërkuar mbarëvajtje sa më të mirë të këtij takimi, duke ditur rivalitetin mes dy ekipeve dhe tifozërive. Pak vite më parë klubet kanë pasur raporte të ftohta mes tyre, që ka ndikuar direkt në mbarëvajtjet e ndeshjeve. Megjithatë, në këto tri sezonet e fundit gjithçka ka shkuar mirë, nisur edhe nga masat e marra nga policia. Zakonisht tifozët korçarë kanë qenë të paktë në transfertën vlonjate, ndërsa deri dje nuk ka pasur ndonjë konfirmim nëse do të jenë të enjten në stadiumin "Flamurtari" për të mbështetur Skënderbeun. Gjithsesi, masat pritet të jenë ekstreme nga policia, nisur edhe nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm gjatë ndeshjes. E.S.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.