Milinko&i': Katër ndeshje titulli

" li e është n ë lo tar i mirë, uan am ientimin! "uan për herë të parë ashtë endit"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - SKERDILAID SULOZEQI

Në daljen e djeshme para mediave, tra jneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, e cilësoi të vështirë përballjen me Kamzën, ekip të cilin e vlerësoi shumë për paraqitjet që ka bërë në fazën e parë. Nga ana tjetër, fitorja për Kukësin është detyrim, këtë e di dhe vetë Milinkoviç. Tekniku serb ka besim te skuadra e tij, aq më tepër te lojtarët që rikthehen nga dëmtimet si Shameti, >eqiri, Hallaçi e Musolli, të cilëve u bën thirrje që ata të tregojnë veten në fushë dhe të justifikojnë besimin dhe vlerësimin e madh që ka trajneri për ta. ?@-vjeçari kërkon më shumë nga vetja dhe natyrisht nga skuadra. Për këtë arsye, katër takimet e radhës janë prioritet për të ngushtuar diferencën me Skënderbeun.

! "#" $% &&% K !% ' " % %( ) " % )*% +,- " )," $% *% . - ,"+* # " * *.&& */

Është fillimi i fazës së dytë dhe për ne është shumë e rëndësishme kjo ndeshje. Do mundohemi ta fillojmë me fitore. Është një takim i rëndësishëm,

kemi përballë një ekip që mund të quhet surpriza e këtij kampionati. Ata erdhën nga Kategoria e Parë, kanë marrë lojtarë mjaft të mirë dhe po bëjnë mirë, ndaj është surprizuese ajo që po bëjnë. Kanë lojtarë të mirë, taktikisht të mirë, të fortë, ndaj na pret një ndeshje e fortë. Ne nuk kemi shans tjetër veç fitores dhe, në këto katër ndeshjet e ardhshme, do përcaktohet deri diku titulli.

A + $ " - *" K.+% ' . $% +"* +%* " 0 * + "#" +. . *% #" - "* 1 * "( !- *' $ ," 2 $ +% & 3 S+% " ".*/

Natyrisht, këtë jua kam thënë dhe lojtarëve të mi në analizën e fazës së parë. Këto ? ndeshje janë të rëndësishme se luajnë mes tyre ekipet e pesë vendeve të para. Nëse ne do të marrim më shumë pikë, ngushtojmë diferencën me Skënderbeun dhe e kundërta. Ndaj janë të rëndësishme.

J" +% 4. " "!.&* *"* " 1 !% % $ % )" $ *" ) " % *% *% /

Nuk jam i kënaqur me çfarë kemi arritur deri tani. Duhet të kishim grumbulluar më shumë pikë, por atë që ka kaluar ne s'e kthejmë dot, ndaj do na duhet të bëjmë sa më mirë deri në dhjetor, të marrim më shumë pikë se Skënderbeu dhe të ngushtojmë diferencën. Por, pa dashur të justifikohem, kemi pasur dhe probleme dëmtimesh, që kanë ndikuar për disa javë me radhë, si Shameti, >eqiri dhe së fundmi Hallaçi. Kështu, them që në këto ndeshje që kemi deri në fund të CDFH-ës të marrim maksimumin, pastaj në përfundimin e saj do bëjmë një analizë të detajuar për të parë dhe vendosur për lojtarët, për atë që kanë dhënë, nëse janë përshtatur apo jo. Pasi të bëhet kjo analizë do të vendosim mbi të ardhmen e lojtarëve.

A % )*% "+ $ $&-*% , K !% /

Do të jenë pothuajse të gjithë lojtarët, u kthye dhe Musolli nga grumbullimi me Kombëtaren. Kemi disa probleme të vogla, por nuk na shqetësojnë. E rëndësishme është që ditën e enjte të gjithë lojtarët që të luajnë në fushë të japin maksimumin e të marrim tri pikët.

I 1 +% -)" K !% .+" $ % 4% + % $ +% " )" S+% " ".*/

E thashë që në fillim, që ekipi i Kamzës ka kualitet. Gjenden në një gjendje psikologjike të mirë, për shkak dhe të fitores ndaj Partizanit. Po të shohim statistikat, ata kanë humbur në Kukës në ndeshjen e parë dhe ndaj Flamurtarit. Ata nuk shënojnë shumë, por edhe as pësojnë shumë. Gjithashtu ata do kërkojnë që të shkruajnë emrin si fitues ndaj nesh si ekip kampion, sakaq dhe ne do kërkojmë me çdo kusht të fitojmë takimin. U kam thënë lojtarëve që të jemi të përqendruar dhe të mobilizuar, të kenë disiplinë, pasi e rëndësishme për ne aktualisht është vetëm fitorja ndaj Kamzës.

A +" )" ). $ +"* * $% " + *- " , */

Io, sepse duhet të jemi të përqendruar deri në dhjetor, pasi nëse hedhim hapa falsë, do jetë e kotë që të mendojmë për të gjetur lojtarë të tjerë. Unë kam thënë që ne kemi besim te lojtarët tanë, por me kthimin e të dëmtuarve jemi të bindur që ekipi do të ndryshojë në lojë dhe në rezultate. Por ata duhet ta tregojnë në fushë potencialin e tyre, pasi është e ndryshme ajo që ne besojmë te kualiteti i tyre dhe ndryshe është që ata ta tregojnë në fushë kualitetin e tyre.

5 & * "* $ % , % 6 % ) * , "7A& ,"#78 91 % $- - ) " .& ." /

Duke filluar nga vetja ime, por edhe te futbollistët, prisja që të jepnim akoma më tepër. Unë besoj se Alijev është një lojtar i mirë, mbase nuk u ambientua sa duhet, pasi kampionati shqiptar nuk i shkon përshtat. Por, ne duam ta ndihmojmë, ashtu siç duam që të na ndihmojë dhe ai neve. Alijev është një lojtar jo në moshë të re dhe është e vështirë për një futbollist që të largohet në moshë të tillë nga një kampionat ku luajtur, siç është AzerbajJhani për këtë rast. Është hera e parë për atë që largohet të luajë jashtë vendit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.