Panorama Sport (Albania)

Turtulli vazhdon me grupin, por nuk është ende 100 % gati

-

Marvin Turtulli edhe dje është stërvitur me grupin, megjithatë jo maksimalis­ht. Qendërmbro­jtësi e ka hedhur pas krahëve kontraktim­in muskulor, megjithatë ende nuk mund të themi që është gati për të zbritur në fushë. Ndoshta edhe prej fushës sintetike, ai bashkë me Hardi Binguilën (i cili është në proces rikuperimi), nuk kanë marrë ngarkesë maksimale. Këtë dy ditë do të jenë përcaktues­e për gjendjen e shtatlarti­t dhe në rast se reagon mirë, atëherë Ze Maria mund ta llogarisë për formacioni­n. Një ide më e qartë do të krijohet që sot, kur stafi teknik do të hartojë edhe 11-shen. Gjasat janë që ekipi të pësojë ndryshime krahasuar me javën e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania