Prendi: E di si ndalet Dinamo

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Tërbuni do të luajë në fundjavë ndaj Dinamos në shtëpi, me objektivin e vetëm për të marrë fitore. Një nga lojtarët e dalë nga akademia e bluve, që luan me Tërbunin, Flavuio Prendi, është shprehur: "Unë e njoh shumë mirë Dinamon, pasi kam dalë nga akademia e tyre dhe e di se do të kemi përballë një ekip me eksperiencë. Por, ne do të japim maksimumin në këtë ndeshje me objektivin e vetëm për të marrë fitoren e parë në fushën tonë. Jemi duke kaluar një moment të mirë dhe këtë e treguam edhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar së fundmi. Ajo që duhet të bëjmë në kampionat, është të mos nënvlerësojmë kundërshtarët, pasi kemi një ekip cilësor që mund të arrijë shumë lart",

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.