Besëlidhja, Superiorja kalon nga përballja me Korabin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Besëlidhja do të kërkojë autokritikën në ndeshjen e radhës ndaj Korabit, ndërkohë që trajneri Lani do të ketë nën urdhrat e tij edhe sulmuesin Oumar Kamara, i cili mungoi një javë më parë për shkaqe kartonësh. Për "Panorama Sport", Kamara është shprehur: Lëvizjet që janë bërë në skuadër, ku në krye të stolit ka ardhur zv/ trajneri Lani, për ne si futbollistë nuk kanë shumë rëndësi. Humbja që na shkaktoi Kastrioti në fushën e tij, nuk duhet dramatizuar, por analizuar thellë, kjo për të nxjerrë mësime e jo përgjegjësi, pasi tashmë gjithçka ka kaluar dhe nuk rikthehet. Tani të gjithë vëmendjen e kemi të drejtuar te ndeshja ndaj Korabit, e cila është shumë e rëndësishme dhe në mendoj se rezultati i saj është vendimtar për objektivin tonë të ngjitjes apo mbijetesës. Unë besoj se do të dalim me fitore nga kjo përballje dhe të gjithë futbollistët janë duke dhënë maksimumin në seancat stërvitore", u shpreh lojtari nga Guinea, Kamara. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.