Hoxha, thirrje ekipit: Të ndalim vrullin krutan!

"Fakti që Kastrioti është në krye na motivon"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II - FERIZ FERIZAJ

Eardhur pas dy hum bjesh, sidomos asaj në Kavajë përballë Egnatias, e më pas ndaj Vllaznisë B, Besa nuk ka zgjidhje tjetër përveç arritjes së fitores këtë fundjavë. Kastrioti me meritë ndodhet në krye të klasifikimit, por për qendërmbrojtësin Erand Hoxha ky fakt vetëm sa nxit më shumë egon e Besës. "Kastrioti nuk qëndron më lart se ne, por ndryshe nga Besa, krutanët kanë gabuar më pak e sidomos në shtëpinë e tyre. Këtu qëndron dallimi real mes nesh. E vlerësojmë Kastriotin për pikët që ka në tabelën e klasifikimit dhe lojtarët që përbëjnë organikën. Qenia e tyre në krye të tabelës na motivon më shumë në sfidën direkte", ka thënë Hoxha në prononcimin e tij për "Panorama Sport".

PËRGATITJET - Erand Hoxha që së bashku me Mihanin, Kajën, Perjen, Dukën e Morinën, mbajnë peshën kryesore në ekip, pritet që të drejtojnë ekipin drejt suksesit në takimin e radhës. "Vijmë pas dy humbjesh që mund t'i cilësoj plotësisht të evitueshme, por që tani janë fakt i kryer. Në këto kushte po punojmë fort në vigjilje të përballjes ndaj Kastriotit. E thashë edhe më lart që kemi vlerësim maksimal për Kastriotin. Po përgatitemi në të gjitha drejtimet që përballë krutanëve të bëjmë më të mirën. Në kushtet që ndodhemi objektivi i vetëm i yni mbetet fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do shkëpuste edhe më Kastriotin në krye të tabelës. Jemi të detyruar të fitojmë, por që të merret trepikëshi, kërkohet përqendrim dhe minimizim i gabimeve. Them kështu, pasi dy humbjet me Egnatian e Vllazninë nuk erdhën se çaluam në lojë, por nga gabimet që bëmë. Shpresoj që ndaj Kastriotit të jenë gabime më të pakta, pasi kundërshtari mund të na ndëshkojë', ka mbyllur Hoxha. Ndeshja ndaj krutanëve do të luhet të dielën në stadiumin "Besa" dhe numri i tifozëve parashikohet që të jetë i madh. Kjo edhe për faktin se tifozët verdhezinj nuk kishin mundësi të ndiqnin takimin ndaj Egnatias javën e shkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.