Panorama Sport (Albania)

Çështja "Godelli", Gjoza dhe Urso janë në një linjë

-

Presidenti Gjoza gjatë fjalës së tij u shpreh: "Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për organizimi­n e këtyre eventeve". Elez Gjoza, pasi ka falënderua­r Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, dhe Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, ka dhënë dhe lajmin e mirë që kampionati Europian mori dhe garancinë e shtetit shqiptar. Ndërsa Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso, u shpreh se Shqipëria është e aftë të organizojë të tilla evente sportive. Gjatë konferencë­s për shtyp, nuk kaloi pa u prekur edhe çështja "Godelli". Gjoza, nëpërmjet disa "e-mail"ve zyrtare, ka kërkuar nga vendi organizato­r që të pajiset me vizë sportisti Godelli, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga vendi organizato­r. Edhe për presidenti­n europian Urso, ky lajm ka qenë shqetësues, ashtu si për Federatën Europiane të Peshëngrit­jes. Nga Tirana ai deklaroi se ishte informuar për problemin e Godellit dhe çështjen do ta ngrejë për diskutim edhe në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të EWF, ku do të kërkojë arsyet nga Komiteti Organizati­v.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania